VIDEO/ Kryevepra e Vilës i jep fitoren Teutës, Bylisi nuk është më një përrallë për 2020-ën

0

Teuta është rikthyer edhe një herë te fitorja pas asaj humbje të marrë ndaj Laçit në mesjavë. Skuadra e Edi Martinit ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Bylisit. Gjithçka u vendos në pjesën e parë të takimit, kur Emiljano Vila do të shtangte Hidin në minutën e 11 me një gol fantastik nga larg.

Ndërkohë në pjesën e mbetur të ndeshjes nuk ëshë prodhuar më asnjë gol, duke bërë që 1-0 të jenë shifrat përfundimtare të ndeshjes. Bylisi e nis kështu në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2020 me dy humbje radhazi, fillimisht kundër Tiranës falë një goli në sekondat e fundit dhe tani ndaj Teutës./Sport Ekspres/

 

Teuta: Frashëri, Hoxha, Arapi, Kuro, Todorovski, Kallaku, Aleksi, E. Vila, L. Vila, Çyrbja,

Bylisi: Hidi, Hadroi, Bicaj, Shkalla, Peposhi, Barjamaj, Murataj, Ndreca, Gonzales, Guindo, Ntepe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.