Arsenali është duke u përballur kundër Totenham, ndërsa pjesa e parë ka përfunduar në shifrat 1-1. Goli i parë do të vinte nga topçinjtë që realizuan një mrekulli të vërtetë me anë të Partey. Mesfushori dhuroi kryeveprën e ditës me goditjen nga distanca, që gjeti cepin e rrjetës.
Një gol që zakonisht mund të shihet në Play Station, por tani edhe në elitën e Premier League. Rezultati do të barazohej në minutën e 31 me anë të Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë. /Sport Ekspres/