VIDEO/ Krosimet magjike të Endri Çekiçit, talenti shqiptar i shfaq të gjitha aftësitë te Ljubjana

Endri Çekiçi vijon të lërë gjurmë me Olimpjan e Ljubjanës. Në mos duke shënuar e bën këtë duke shërbyer për shokët e ekipit. Lojtari shqiptar ka treguar se mund të bëjë gjithçka te skuadra sllovene, nga perlat prej distance e deri te asistet, duke dhënë një kontribut kryesor në rrugëtimin drejt titullit kampion.

Edhe në takimin e sotëm që Olimpja e Ljubjanës është duke luajtur me Muran, Çekiçi ka qenë sërish protagonist. Kryeqytetasit kanë gjetur shpejt rrugën e rrjetës dhe këtu meritë ka edhe futbollisti shqiptar. Në minutën e 7-të të takimit Endri Çekiçi gjendet pranë topit për të ekzekutuar një goditje dënimi. Një krosim magjik nga këmbët e tij do të bënte që vetëm një prekje e Kamy të dërgonte topin në rrjetë, duke ia bërë punën më të lehtë shokut të ekipit.

Megjithatë shifrat do të barazoheshin sërish në minutën e 29-të dhe ekipet e kanë mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-1. Me këtë rezultat Olimpja e Ljubjanës mbetet në krye me një pikë diferencë nga vendi i dytë, ndërsa kanë mbetur edhe 2 ndeshje deri në përfundimin e kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *