VIDEO | Kroacia fundos Spanjën në limite, festojnë Finlanda, Bosnja e Gjeorgjia

Kroacia dhe Spanjë dhanë gjithçka në fushë në një 90-minutësh plot emocione, që u luftua deri në sekondën e fundit. Nënkampionët e botës u duhej me doemos fitorja dhe ia arritën duke mundur 3 – 2 spanjollët, të cilët u ndëshkuan në momentin e fundit nga mbrojtësi Tin Jevdaj.

Humbja 6 – 0 në Spanjë nuk u shlye plotësisht, por rëndësi ka që kroatët tani e kanë vetë në dorë fatin e tyre. Një fitore ndaj Anglisë në “Wembley” do të mjaftonte për të siguruar biletën për më tej, ndërsa Spanjës i duhet të shpresojë që në përplasjen në tokën angleze të ketë një barazim, vetëm ky rezultate do i siguronte “La Rojas” vendin e parë.

Në ndeshjen tjetër të Ligës A, Belgjika mundi me rezultatin 2 – 0 Islandën, rezultat ky e çon e qetë në ndeshjen finale të Grupit ndaj Zvicrës. Bosnja e Hercegovinës i mjaftoi barazimi pa gola ndaj Austrisë për të siguruar vendin e parë në grupin e saj dhe rrjedhimisht ngjitjen automatike në Ligën A.

Finlanda u mund nga Greqia me rezultatin 1 – 0, por kaq ka mjaftuar që skandinavët të festojnë në mes të Athinës, pasi kishin fituar ndeshjen e parë 2 – 0 dhe vendi i parë në grup u sigurua automatikisht. E të mendosh që fillim të turneut mendohej se gara e Finlandës do të ishte vetëm me Estoninë për të shmangur vendin e fundit.

LIGA A
Kroaci 3 – 2 Spanjë
Shënues: Kramariç 54’, Jevdaj 69’, 90+3’ / Sebajos 56’, Ramos 78’ (pen)
Belgjikë 2 – 0 Islandë
Shënues: Batshuaji 65’ 81′

LIGA B
Austri 0 – 0 Bosn

LIGA C
Greqi 1 – 0 Finlandë
Shënues: Granlund 25’ (aug)
Hungari 2 – 0 Estoni
Shënues: Orban 8, Szalai 69’
LIGA D
Kazakistan 1 – 1 Letoni
Shënues: Sujumbajev 37’ / Rakels 49’
Andorra 1 – 1 Gjeorgji
Shënues: Martinez 63’ / Çakvetadze 9’
Luksemburg 0 – 2 Bjellorusi
Shënues: Dragun 37’, 54’
San Marino 0 – 1 Moldavi
Shënues: Damsakan 78’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *