Humbja e rasteve të pastra për shënim mund të ndodhin edhe nga lojtarët e niveleve të larta. Shumë kritika ka marrë Myrto Uzuni në ndeshjet e luajtura me Kombëtaren, për shkakun e shpërdorimit të disa mundësive të pastra shënimi. Megjithatë ky nuk është tregues për aftësitë e lojtarit pasi momente të tilla mund t’i ndodhin kujtdo.
Një situatë e vështirë për t’u përjetuar ishte edhe për Martinelin. Me portierin e Manchester City që kishte dalë nga porta dhe me kuadratin e zbrazur, futbollisti i Arsenal bëri më të vështirën për të dërguar sferën jashtë. Për më tepër, topçinjtë e pësuan në minutën e fundit dhe humbën ndaj Manchester City. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram