Kristiano Ronaldo ka qenë njeriu i ndeshjes mbrëmjen e sotme. Sulmuesi portugez është rikthyer të bëjë yllin e kohërave të vjetra. 37-vjeçari ka mposhtur i vetëm Totenhemin në sfidën që ka përfunduar me rezultatin 3-2. Të tre golat mbajne firmën e Ronaldos, i cili mbretëroi në “teatrin e ëndrrave”.
Goli i parë ishte një mrekulli më vete. I gjendur në një distancë të largët nga porta, portugezi shkarkon të djathtën e tij. Raketa e lëshuar nga Ronaldo ndalet në trekëndëshin e Hugo Lorisit. që gjendet i pafuqishëm për të reaguar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
CRISTIANO RONALDO WHAT A GOAL! pic.twitter.com/Q0cNlDFCUH
— TC (@totalcristiano) March 12, 2022