Kosova vazhdon serinë negative të ndeshjeve, teksa ditën e sotme kanë humbur përsëri ndaj Slovenisë. Dardanët e filluan mjaft mirë, ku me anë të Muriqit kaluan në avantazh në minutën e 58-të, por u barazuan nga Kurtic në minutën e 63-të. Në fundin e takimit, Ilicic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të thyer totalisht ekipin e Kosovës.
Me këtë humbje, përfaqësuesja dardane nuk arrin të fitojnë një ndeshje që prej 14 nëntorit të vitin 2019. Në total, Kosova ka dështuar të arrijë një fitore në 10 ndeshje radhazi. Kështu, dardanët rrezikojnë të bien në një vazo më poshtë, në rast se nuk marin asnjë pikë në sfidën ndaj Moldavisë. Prandaj Kosova duhet të bëj të pamundurën për të dalë nga kjo përballe të paktën me 1 barazim. Ndeshja do të luhet në 18 nëntor në Prishtinë, në stadiumin Fadil Vokrri./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Laligaspain2/status/1328091217280856064