VIDEO/ Kosova i jep mesazhin Suedisë, shkatërron me goleadë Lituaninë në “Fadil Vokrri”

Ndeshja e parë vitin 2021 e gjen Kosovën në një superformë. Pas asaj periudhe të vështirë që kaluan në Ligën e Kombeve një tjetër kapitull duket se është hapur për dardanët. Përfaqësuesja e Kosovës i ka dhënë një mesazh të qartë kundërshtarit të radhës për kualifikueset e Botërorit 2022, Suedisë.

Ekipi i drejtuar nga Shaland ka shkatërruar me goleadë Lituaninë në miqësoren e sotme të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Ndeshja ka përfunduar me shifrat e thella 4-0. I pari që shënoi ishte Arbër Zeneli, që tundi rrjetën fillimisht në minutën e 27, ndërsa në të 71-tën do të realizonte edhe golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën. Në listën e golashënuesve gjenden edhe emrat e Vedat Muriqit dhe të Besar Halimit, me këtë të fundit që vulos rezultatin përfundimtar të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/03Pejan/status/1374830284953243648

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online