Kosova ka bërë me sukses debutimin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve. Dardanët e kanë nisur me fitore, teksa kanë mposhtur me rezultatin 0-2 Qipron. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta foli për përfaqësuesen e Kosovës.
Një aksion model dhe një finalizim spektakolar nga Valon Berisha sjellin golin e parë në minutën e 65. Më pas në të 78-n ishte Zhegrova ai që dyfishoi rezultatin. Anësori i Lilës bën disa lëvizje mashtruese në zonën qipriote, nga ku arrin ta çojë topin në rrjetë. Kundërshtarët e tjerë të Kosovës në Ligën C janë edhe Greqia me Irlandën e Veriut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Berisha!!!pic.twitter.com/EMVaA4IVKk
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) June 2, 2022
????| Tricky feet…aaand drilled in by Zhegrova ???
??0-2 ?? #CYPKOS pic.twitter.com/rUX5c6XsO0
— Kosovars Abroad (@KosovarsAbroad) June 2, 2022