VIDEO/ Komentatori arab e transmeton golin e Armando Brojës si zbrazje kall.ashi, me emocion edhe në Spanjë: I ndryshoi jetën Shqipërisë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë nuk është transmetuar vetëm në këto dy shtete, por edhe në shumë vende të botës. Pika kulmore e kësaj ndeshje ishte në minutën e 87 teksa Armando Broja vendosi ndeshjen me silurën e tij.

Komentatori arab e ka transmetuar këtë gol duke e thënë emrin e Armandos si të ishte duke zbrazur kall.ashin. Me siguri që kjo mënyrë e re e të pasqyruarit do të pëlqehet shumë nga tifozët shqiptarë. Dikur ishte Piatek si “pistol.eta e Polonisë”, por tanimë është “ndryshkur”.

Me shumë emocion është transmetuar ndeshja edhe në gjuhën spanjolle. Mes të tjerash kishte edhe këto komente pas golit: “Kur të gjithë mendonim se Shqipëria do të humbiste, vjen një përgjigje me një gol që ndryshon jetën. Topin e merr atje ku e dëshiron dhe ja ku është Shqipëria”, thuhet në koment. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *