“Ndoshta një ditë do më shihni në Champions League“, flet talenti shqiptar pas kalimit te Interi: Kam stil loje si Hazardi

Shamrock Rovers ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit të tyre, Kevin Zefit, në radhët e Interit. Lojtari shqiptar ka qenë në provë te zikaltrit dhe ka gjetur marrëveshjen për të qenë pjesë e akademisë zikaltër. Vetëm 16-vjeç, Zefi mban me vete një rekord në Irlandë, ku e ka shënuar emrin e tij në histori si lojtari më i ri që ka shënuar në kampionat. Sulmuesi i talentuar ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Shamrock, ku komenton kalimin e tij te Interi dhe zbulon ëndrrat që ka për të ardhmen.

“Unë shkova në Milano në shkurt dhe qëndrova atje për një muaj. Shkova për t’u njohur me ekipin, u stërvita me ta dhe më pëlqeu. Strukturat janë vërtet të mahnitshme, kur ecni përreth dhe shikoni përreth jeni të mahnitur. Unë jam duke studiuar italisht, e dija pak më herët. Pres që të jem pjesë e skuadrës nën 19 vjeç.

Ëdrra ime? Ndoshta një ditë, duke vazhduar të punoj shumë, mund të më shihni të luaj në Champions Leauge. Idhulli im është Eden Hazard, stili i tij i lojës është i ngjashëm me timin. Më pëlqen gjithashtu Jack Grealish. Kam folur me njerëz që kanë luajtur në nivele të larta, përfshirë agjentin tim Steven Carr. Ata thjesht më thanë të vazhdoja të punoja shumë, të mbaja këmbët në tokë dhe të vazhdoja të shtyja”, ka thënë Kevin Zefi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online