Kombëtarja e Brazilit u kthye në shtëpi pas eliminimit në çerekfinale nga Belgjika me rezultatin 2-1. Pritja në shtetin amerikano-jugor nuk ka qenë aq dashamirëse për autobusin e ekipit. Shumë tifozë i kishin bërë “pritë” mjetit në një nga rrugët e Brazilit.
Tifozët ishin të “armatosur” me vezë dhe të shara, disa dhe me flamurin e Brazilit. Në një moment, autobusi u ndal, pasi nuk kishte ku të kalonte dhe vezët goditën xhamat e tij. Dëgjoheshin dhe të sharat në kor të tifozëve: “të pacipë, budallenj”. Largimi nga Kupa e Botës ishte një zhgënjim për popullin brazilian.