Dueli i titanëve, kështu u quajt ajo përplasje mes Ibrahimoviç dhe Lukakut. Dy gjigantë të Serie A që në sfidën e fundit mes tyre lanë në hije vetë derbin me ballafaqimin që patën mes njëri-tjetrit. Ajo përplasje kokë më kokë ka nxitur edhe krijimtarinë e tifozëve, të cilët e kanë murosur atë imazh në “San Siro”.
“Kokë më kokë, zemër për zemër. Milano”, shkruhet në pjesën jugore të stadiumit nga tifozët, të cilët kanë bërë murale duelin e famshëm. Kujtojmë se derbi do të rikthehet përsëri më 21 shkurt dhe Lukaku-Ibrahimoviç do të zbresin përsëri kundrejt njëri-tjetrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#IbraLukaku #derby #sansiro @Ale_Rimi pic.twitter.com/r0aIUmuASA
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) February 14, 2021