Edon Zhegrova i ka dhënë fund përfundimisht bashkëpunimit me klubin belg të Genkut. Dëshira e lojtarit ishte që të mbetej në Bazel edhe pas përfundimit të huazimit dhe një gjë e tillë ka ndodhur. Skuadra e njohur zviceriane ka zyrtarizuar blerjen e kartonit të sulmuesit shqiptar, i cili u kushtoi 3 milionë euro. Zhegrova ndërkohë ka firmosur një kontratë që do e mbajë të lidhur për 3 vitet e ardhshme.
Një prezantim spektakolar ka qenë ai që klubi i Bazelit i ka bërë talentit dardan. “U riktheva”, janë fjalët e dala nga goja e 21-vjeçarit në spotin e realizuar nga skuadra helvete, që i ngjan atyre që shpesh jemi mësuar t’i shohim për prezantimin e yjeve të futbollit. Nga zbritja prej makinës e deri te hyrja në fushën e blertë për të kryer veprime me topin, Bazeli di si t’i japë më tepër zë blerjes më të re të klubit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? #SaliEdon #FCBasel1893 #zämmestark
pic.twitter.com/KCphIiEXo3— FC Bâle 1893 ?? (@FC_Basel_fr) September 22, 2020