Liverpuli është duke luajtur kundër Aston Vilës ndeshjen e javës së 37 të Ligës Premier. Arbitër kryesor në këtë përballje është Sajmon Huperi, një emër i njohur për trajnerin gjerman. E kjo për faktin se ndëshkimet me karton të verdhë prej tij kanë qenë të shumta.
Jurgen Klopi e ka të qartë raportin e tij me arbitrin anglez, prandaj ka vendosur të ruhet për të mos u ndëshkuar me karton në këtë sfidë. Huperi ndali lojën në minutën e 38, por trajneri i Liverpulit u përpoq të ruante qetësinë dhe të mos protestonte. Klop uli kapelen dhe mbuloi fytyrën për t’u fshehur nga gjyqtari, duke shkaktuar hilaritet në rrjetet sociale. Një karton i verdhë në përballjen e sotme do të bënte që Klopi të humbiste ndeshjen e fundit të kampionatit, e cila do të jetë edhe ajo e lamtumirës për trajnerin gjerman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
????????
Klopp is trying not to react in order not to miss the farewell match at Anfield. A yellow card will mean absence.pic.twitter.com/Ar7pr7645L
— KinG £ (@xKGx__) May 13, 2024