Megjithëse në moshë 35-vjeçare, Andres Iniesta po tregon se ende nuk e ka humbur klasin e tij në fushë. Këtë gjë e ka vërtetuar edhe në ndeshjen e fundit të luajtur me Visel Kobe. Këta të fundit u ndeshën me Johor Darul Ta’zim në një takim të vlefshëm për Ligën e Kampionëve të Azisë, të cilin e fituan me shifrat 5-2.
Mesfushori spanjoll ka dhuruar dy asiste fantastikë për shokët e tij të skuadrës, duke sjellë në kujtesë Iniestën që të gjithë janë mësuar të shihnin te Barcelona. Një top i nisur nga këmbët e lojtarit nga mesfusha i krijon mundësinë futbollistit të Visel Kobe që në minutën e 13 të takimit të dërgojë topin në rrjetë. Një tjetër asist perfekt do të lindte nga magjia e Iniestës. Një kombinim fillimisht me finte, ndërsa më pas do të shfrytëzonte më së miri boshllëqet e mbrojtjes kundërshtare për të nisur bashkëlojtarin e tij të vetëm drejt portierit, por këtë herë milimetrat do të bënin punën e tyre që anësori të ngrinte lart flamurin për pozicion jashtë loje./Sport Ekspres/
Iniesta, Iniesta, Iniesta. ???
Vissel Kobe are enjoying this magician aren’t they? #ACL2020 pic.twitter.com/7xfFeECyCT
— BabaGol (@BabaGol_) February 12, 2020
Iniesta has still got it. pic.twitter.com/aDwQcU76Kp
— : (@united_roger) February 12, 2020