VIDEO/ Klasi nuk njeh moshë! Ronaldo po përjeton rinën e dytë në Arabi, shënon gol spektakolar edhe me këmbën më të dobët

Vitet kalojnë, por klasi mbetet. Një fakt që e dëshmon edhe Cristiano Ronaldo. Megjithëse në moshën 38-vjeçare, ylli portugez po tregon gjithmonë e më shumë cilësitë e tij, që e kanë ngjitur prej kohësh në majën e futbollit botëror. 5 herë fituesi i Topit të Artë po përjeton një rini të dytë në Arabinë Saudite, teksa pas golit spektakolar nga goditja e dënimit disa ditë më parë, sot shënon një tjetër gol po aq mbresëlënës.

Ronaldo ka hyrë nga krahu i djathtë i sulmit drejt qendrës dhe më pas ka lëshuar një predhë me të majtën e tij. Megjithëse goditja erdhi nga këmba e tij më e dobët, realizimi ishte i përsosur. Ronaldo shënoi përsëri edhe në minutën e 81-të, duke kontribuar kështu në fitoren 4-3 të Al Nassr-it kundër Al Duhailit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online