VIDEO/ Kishte edhe tifozë shqiptarë që e prisnin me shqiponjë, Barcelona i zhgënjen për Rei Manajn me formacionin zyrtar

Barcelona do të luajë kundër Shtutgartit në përballjen miqësore që është planifikuar për ditën e sotme. Fillimisht kjo ndeshje ishte programuar për t’u zhvilluar në orën 18:00. Për shkakun e trafikut, lojtarët katalanas e kishin të pamundur që të mbërrinin në stadium brenda orarit të përcaktuar. Për këtë arsye ndeshja u shty në orën 19:00 dhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve u mblodhën për të pritur Barcelonën.

Mes tyre kishte edhe shqiptarë që zgjidhnin të formonin shqiponjën për shkakun e momentit të artë që po kalon Rei Manajn me 4 golat e shënuara në 2 ndeshje. Por në formacionin zyrtar të hedhur nga Koeman nuk ka vend për sulmuesin shqiptar si titullar, ndërsa na mbetet që të presim në pjesën e dytë për minutat që do të ketë Manajn në dispozicion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *