Ekipi i Gentian Mezanit ka arritur të marrë një fitore shumë dramatike ndaj Feronikelit me rezultatin 1-2 në transfertë, por me vlerën e tre pikëve jetike. Tashmë skuadra e trajnerit shqiptar ka marrë kreun e renditjes, megjithëse duhet të pres edhe përballjen e Ballkanit.
Sa i përket ndeshjes së sotme, një gjykim jo i drejtë ishte ai i arbitrit. Greca është rrëzuar në zonë pas një ndërhyrje nga mbrapa në pjesën e parë, por për gjyqtarin gjithçka ishte e rregullt. Vetëm kontakti me topin mungonte, pasi gjithçka tjetër erdhi nga lojtari i Feronikelit në atë rast.
Për të kaluar te goli i Da Silvas, që i solli epërsinë vendasve. Gjithsesi, Gjilani arriti të përmbyste gjithçka në 4 minuta me realizimet e Veliut në të 81-ën dhe të Kastratit në të 85-ën. /Sport Ekspres/