VIDEO/ Kishin 15 ndeshje pa fituar! Fluturon edhe Indrit Tuci, sulmuesi shqiptar i jep triumfin Lokomotivës

Nga Klaudio Ndreca

E diela është ditë pozitive për futbollistët e Kombëtares që në fakt ka nisur me një lajm aspak të mirë, pasi Armando Broja mungoi te Viteshe për shkakun se doli pozitiv me Koronavirus. Megjithatë rrjetën e ka tundur në Europë dhe më saktësisht në Kroaci, Indrit Tuci. Ky i fundit ka ndihmuar Lokomotivën e Zagrebit që të fitojë dhe të marrë tre pikët e para që mungonin aq shumë. Jo pak, por 15 ndeshje kishte ekipi kroat që nuk fitonte përgjatë 90 minutave, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet e Kupës.

Fillimisht ishte Slaven Belupo që kaloi në avantazh, por në minutën e 55 ka arritur që të kthejë baraspeshën Tuci. Pas një krosimi në zonë, sulmuesi kuqezi e ka dërguar bukur topin me kokë në rrjetë. Një paraqitje e nivelit të lartë ishte edhe për Enis Cokajn dhe Sherif Kallakun që e kanë nisur këtë takim nga minuta e parë. Ndërkohë sfida përfundoi në shifrat 2-1 dhe Lokomotiva ndodhet në vendin e 8 me 12 pikë të grumbulluara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *