Watford ka fituar me shifrat 1-0 kundër Sheffield Wendsday ditën e sotme, në ndeshje e vlefshme për kampionatin Championship. Por përtej rezultatit një moment i veçantë gjatë pjesës së parë ai që ka tërhequr vëmendjen. Bëhet fjalë për një goditje nga këndi në minutën e 23-të, kur Watford kërkon të zërë në befasi kundërshtarët me anë të një skeme të përgatitur prej tyre.
Si rallë herë pjesa qendrore e zonës së rreptësisë gjendet bosh dhe lojtarët janë të gjithë të grumbulluar në hyrje të saj, pranë pozicionit ku po ekzekutohej goditja nga këndi. Zgjidhja fillimisht është një pasim i shkurtër, që i jep kohë futbollistëve të depërtojnë në qendër të zonës, por më pas krosimi nuk i shërben askujt. Një skemë e çuditshme kjo që në fund rezulton për tu harruar, pasi nuk finalizohet as me një goditje në drejtim të portës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/