VIDEO/ Këndi që nuk parashikohet, shihni stërvitjen e veçantë të portierit të Polonisë për ndeshjen me Shqipërinë

Shqipëria do të përballet ndaj Polonisë në takimin e parë të shtatorit që është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Para këtij takimi, polakët kanë menduar stërvitje të veçantë për portierin e tyre.

Nëse më herët keni parë stërvitjen me makineri që rregjistrojnë këndin ku duhet të dërgohet topi apo stërvitje me top tenisi, këtë herë ndryshon mënyra. Pjesëtari i stafit të Sousas e hedh topin në këmbët e tij dhe prej andej sfera merr këndin që nuk parashikohet për të parë instiktet e portierit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *