Tirana fitoi me shifrat 0-2 kundër Vllaznisë ditën e shtunë, duke u shkëputur me 3 pikë në krye të tabelës. Megjithatë arbitrimi hap polemika në Shkodër. Erdenis Gurishta ka reaguar sot përmes rrjeteve sociale, teksa ngre pikëpyetje për një penallti të pastër që i është mohuar kuqebluve.
Kapiteni i Vllaznisë ka shpërndarë një foto nga këmba e gja.kosur e Liridon Latifit, si pasojë e një ndërhyrjeje në zonën e Tiranës në minutën e 14. Gjyqtari e cilësoi gjithçka të rregullt, ndërsa VAR-i nuk ndërhyri për këtë rast.
“Minuta e 14-të, 0-0. Si ka mundësi që nuk përdoret VAR-i?! Penallti 1000%“, shkruan Erdenis Gurishta në llogarinë e tij në “Instagram“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/