VIDEO/ Kastrioti ndal Partizanin, të kuqtë marrin barazimin e parë dhe ruajnë kreun e “Abissnet Superiores“

Partizani ka marrë sot barazimin e parë për këtë sezon në “Abissnet Superiore“. Të kuqtë janë ndalur nga Kastrioti në një ndeshje që përfundoi me rrjeta të paprekura për të dy ekipet. Kryeqytetasit kanë provuar disa herë për të gjetur golin, por pa sukses.

Ekipet ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”, duke dështuar të gjejnë rrugën e rrjetës. Kastrioti mban vendin e 6 në renditje, ndërsa Partizani ruan ende kreun e “Abissnet Superiore“-s. Megjithatë pozitat në vendin e parë nuk janë aspak të sigurta, teksa Tirana e ndjek me vetëm 1 pikë diferencë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Hoti, Matondo, Murataj, Da Silva, Cara, Skuka

Kastrioti: Sali, Rami, Stojanovic, Selmani, Kodra, Hasani, Karakaçi, Onanuga, Zogaj, Morbeck, Greca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online