E pabesueshme është ajo që po ndodh në Kupën e Afrikës. Një kompeticion ky që është kthyer në qendër të vëmendjes, por fatkeqësisht jo për futbollin e luajtur në fushë. Ndeshja e sotme mes Ganës dhe Gabonit është mbyllur mes kaosit. Këta të fundit kanë barazuar shifrat në minutën e 88 dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga rivalët.
Tetteh nuk i ka përmbajtur dot nervat dhe ka goditur me gr.usht kundërshtarin, i cili menjëherë është shtrirë përtokë. Lojtarët e të dyja skuadrave janë afruan pranë ngjarjes dhe janë shtyrë fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa Tetteh është fshehur në dhomat e zhveshjes. Megjithatë arbitri nuk mund ta toleronte një veprim të tillë, prandaj ka dërguar forcat e sigurisë ta nxjerrin përsëri në fushën e lojës në mënyrë që ta ndëshkonte me karton të kuq./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Benjamin Tetteh was shown a red card for violent conduct after the full-time whistle of Gabon vs Ghana! ?pic.twitter.com/4zZD8Y12d8
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 14, 2022