VIDEO/ Kane mban barrën e eliminimit, Franca mbërrin në gjysmëfinale kundër Marokut

Angli-Francë është mbyllur me shifrat 1-2. Trikolorët kanë arritur të presin biletën për në gjysmëfinale, ku do të përballen me surprizën e këtij Botërori, Marokun. Një ndeshje spektakolare që i përgjigjet më së miri emrave të dy Kombëtareve dhe yjeve të tyre.

Francezët gjëjnë avantazhin që në minutën e 17 me anë të një goli mahnitës nga distanca të Tchouameni-t. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e trikolorve, ndërsa e dyta bëri që Anglia të rriste intesitetin e lojës së saj.

Saka fiton një 11 metërsh në zonë dhe Harry Kane fiton duelin e tij me shokun e skuadrës te Tottenham-i, Lloris-in. Ndeshja shkon në baraspeshë, por do të jetë vetëm përkohësisht e tillë. Giroud konfirmon formën e tij fantastike dhe në minutën e 78 gjen sërish rrugën e rrjetës.

Anglia nuk dorëzohet dhe në minutën e 85, Harry Kane shkon përsëri përballë Lloris-it nga pika e bardhë e penalltisë. Por këtë herë fati nuk është në krahë të sulmuesit anglez, i cili e dërgon topin sipër traut të portës dhe mban kështu barrën e eliminimit të Anglisë nga Kupa e Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online