Franca është gjysmëfinalistja e fundit që kualifikohet në Kupën e Botës. “Gjelat“ kanë eliminuar Anglinë dhe pesha e fajit shkon e gjitha te Harry Kane. Sulmuesi i “tre luanëve“ humbi penalltinë në minutën e 85, e cila mund të dërgonte sfidën në kohën shtesë.
Trishtim i pastër në fytyrën e Kane-t, por një lumturi e pamasë në fytyrën e Mbappe-së. Sulmuesi i PSG-së ka shpërthyer në të qeshura pasi Kane humbet penalltinë. Një reagim i veçantë që është bërë viral për tifozët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Mbappe laughing at Kane’s penalty miss?? pic.twitter.com/HtnrtTYNe2
— SP ?? (@septimusajprime) December 10, 2022