Milani u mposht nga Atalanta me shifrat 0-3 ndeshjen e fundit. Një takim ky ku nuk munguan as ngacmimet në fushën e lojës. Kur përballja po shkonte drejt fundit, Duvan Zapata i kujtoi Ibrahimoviçit se gjithnjë kërkonte të fitonte penallti. Por një figurë karizmatike si sulmuesi suedez nuk mund të qendronte në heshtje. “Kam më shumë gola se sa ke ti ndeshje në karrierë”, ishin fjalët thumbuese të 39-vjeçarit.
Një përgjigje nuk erdhi në fushën e lojës, por në rrjetet sociale. Është pikërisht Martin de Run ai që ironizon Ibrahimoviçin nëpërmjet një postimi të tij në rrjetin social “Instagram”. Mesfushori i Atalantës ka nisur videon me frazën e lëshuar nga suedezi, ndërsa më pas i ka rizgjuar kujtimet negative nga “San Siro” me 3 golat e shënuara nga bergamaskët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram