VIDEO/ “Kam këtu portierin e Chelsea dhe Gjermanisë”! Gazetarja habit Werner, e kalon me humor në “Twitter“

Timo Werner ka nisur të shijojë kohën e tij të lirë pas eliminimit të Gjermanisë nga Kampionati Europian. Futbollisti i “pancerave“ ishte i pranishëm në Austri, ku k udhëtuar për të parë nga afër Grad Prix-in e Formula 1. Një figurë e futbollit elitar si Werner ka marrë edhe vëmendjen e mediave, teksa gazetarja e “Sky Sports“ shkon ta intervistojë.

Por një gabim i saj ka habitur lojtarin 25-vjeçar. “Jam me Timo Werner këtu, portierin e Chelsea-t dhe Gjermanisë. Si jeni?”, ishin fjalët e Natalie Pinkham që hutuan për një moment sulmuesin gjerman. Ky i fundit ka vendosur ta tejkalojë këtë moment pa korigjuar këtë gabim, ndërsa vetë gazetarja e ka kaluar me humor në “Twitter“ këtë episod. “Lajmi i fundit: Werner konfirmon ndërrimin e pozicionit“, shkruan Natalie Pinkham./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *