VIDEO/ Kalon 3 lojtarë të Lacios dhe i 4-ti e ndal me karton të kuq, lojtari shqiptar i papërmbajtshëm në Ligën e Konferencës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Lacio është duke luajtur kundër CFR Kluzhit në Ligën e Konferencës. Rezultati i ndeshjes është 0-0, por bardhekaltrit janë duke luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 15 e takimit. Shkak për këtë u bë Ermal Krasniqi.

Ish-lojtari i Ballkanit që u transferua muajin e shkuar te skuadra rumune u tregua i papërmbajtshëm, duke kaluar një e nga një kundërshtarët. Futbollisti shqiptar kaloi 3 lojtarë të Lacios, ndërsa i katërti vendos ta ndalë me goditje dënimi. Patriku i rrëshqiti në afërsi të zonës, duke shkaktuar faull, për të cilin arbitri nuk u kursye. Karton i kuq për të dhe Lacio detyrohet të luajë pjesën e mbetur të ndeshjes me 10 lojtarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *