VIDEO/ Ka luajtur edhe me Juventusin, Felipe Melo shpërthen në festë për humbjen ndaj Fiorentinës

Juventusi bëri surprizën e madhe në Seria A duke humbur në shifrat 0-3 ndaj Fiorentinës, për të marrë disfatën e parë në këtë kampionat. Një humbje e ardhur edhe për shkakun e ndëshkimit me karton të kuq të Kuadrados, atëherë kur nuk kishin kaluar shumë minuta nga nisja e takimit.

Një video që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale është ajo e Felipe Melos. Ky i fundit ka luajtur më parë për të dyja ekipet, por duke mbajtur veshur edhe fanellën e Interit. Mesa duket futbollisti brazilian nuk ka më asnjë ndjenjë për bardhezinjtë, pasi ka shpërthyer në festë për fitoren e Fiorentinës. Duke treguar rezultatin e ndeshjes që po e shihte nga telefoni, nuk mund të mungonte shpërthimi emocional. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online