VIDEO/ Ka festë përpara përballjes me Vllazninë, ndizen qirinjtë dhe mendohen shumë dëshira

Kukësi do të përballet në ditën e nesërme në “Elbasan Arena” kundër Vllaznisë, në një ndeshje delikate për të dyja skuadrat. Nga njëra anë janë verilindorët që kërkojnë të lënë pas krahëve krizën e tyre dhe të kthehen në luftën e titullit kampion. Për më tepër Hallaçi është në një periudhë prove dhe kërkon me patjetër fitoret, për të mos u vendosur në dyshim qëndrimi i tij si trajneri i Kukësit.

Nga krahu tjetër kemi Vllazninë që ka gjithë motivimin e duhur për të fituar edhe ndeshjen e radhës. Por përpara këtij takimi delikat, te Kukësi ka vend për festë. Ekipi që është grumbulluar në një nga hotelet e qytetit të Elbasanit ka festuar për datëlindjen e mbrojtësit 20-vjeçar, Altin Bytyçi. Me qirinjtë e ndezur dhe mes duartrokitjeve, te Kukësi mendojnë të gjithë një dëshirë. Kjo situatë krize dhe pasigurie që ka përfshirë klubin duhet të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur, duke nisur me tre pikët ndaj Vllaznisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *