Juventusi humb në shtëpi përballë Empolit me shifrat 0-1, duke filluar kështu një krizë që në nisjen e kampionatit. Dybala i vendosur në vend të Cristiano Ronaldos, nuk arriti të tregojë asgjë për të mbushur mungesën e portugezit. Në minutën e 21-të Empoli shtang bardhezinjtë me anë të Mancuso. Në këtë aksion u përfshi dhe lojtari shqiptar Bajrami, i cili goditi drejt portës, ndërsa topi përfundoi në këmbët e Mancusos.
Gjithashtu dhe mbrojtësi shqiptar, Ismajli u paraqit mjaft mirë, duke mbajtur larg rrezikun e Paolo Dybala. Ismajli vazhdon të jetë një mbrojtës agresiv për rivalët në fushën e lojës, duke u ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e dytë radhazi.
Juventusi nuk po arrin të gjejë formën e duhur edhe pas rikthimit të Allegrit. Largimi i Cristiano Ronaldos i ka vendosur drejtuesit në emergjencë për një qendër sulmues, pasi si Morata ashtu dhe Dybala nuk japin siguri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/