Goli i shënuar pas 100 minutash pushim për kapriçot e motit, Vrioni shënoi dhe e dërgoi portierin në dushin e ftohtë të parakohshëm

Xhakomo Vrioni ka gjetur golin e radhës në Austri me ekipin e Tirol. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në përballjen kundër Klagenfurt, ndërsa takimi përfundoi në shifrat 2-1. Megjithëse duke mos e shpëtuar dot skuadrën nga humbja, kontributi i Vrionit ishte i madh. Kushtet kapricoze të motit bënë që ndeshja të ndërpritej për rreth 100 minuta. Futbollistët do të dilnin që të bënin nxehmjen e dytë pas ndalesës së madhe. Ndërkohë menjëherë pas rikthimit në fushën e blertë do të ishte Vrioni që gjeti avantazhin e përkohshëm.

Vendasit përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë. Me nisjen e së dytës, Vrionit i ka ndërhyrë në mënyrë të gabuar portieri Philip Menzel. Gardiani i Klagenfurt ishte lojtari i fundit dhe me VAR do të shikonte kartonin e kuq, për të bërë dushin e ftohtë të parakohshëm. Por pavarësisht se gjendeshin me një lojtar më shumë për pjesën më të madhe të 45 minutëshit të dytë, Tiroli nuk arriti të gjente barazimin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online