Juventusi nuk ka arritur të marrë dot fitoren e dytë radhazi në këtë fillim sezoni. Bardhezinjtë janë ndalur në një barazim pa gola nga Sampdoria. Përballja ka qenë e balancuar edhe në aspektin e statistikave, me një epërsi fare të lehtë nga ana e “Zonjës së Vjetër”.
Juventusi arrin të gjejë golin në minutën e 65, por festa e Rabiot nuk zgjat shumë. VAR-i i ngrin buzëqeshjen, pasi akordon pozicion jashtë loje për personin që i dha asistin francezit, Vlahoviçin. Kështu, arbitri anullon golin e shënuar dhe teknologjia i heq nga duart fitoren bardhezinjve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing