Juventusi është kualifikuar në fazën çerekfinale të Europa League-s. Bardhezinjtë kanë mposhtur Freiburg-un me rezultatin 0-2. Vlahovic-i zhbllokoi shifrat në minutën e 45 të takimit, kur me anë të një penalltie e dërgoi topin në rrjetë. Prej nga ai moment gjermanët kanë luajtur me një lojtar më pak, teksa Gulde u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për prekjen e topit me dorë në zonë.
Në minutën e 95, kur pritej vërshëllima e trefishtë e arbitrit, Chiesa e ndal sërish topin në rrjetë dhe hipotekon fitoren e Juventusit. “Zonja e vjetër” kualifikohet pas rezultatit të përgjithshëm 3-0 dhe tashmë pret fituesin e çiftit Ferencaros-Bayer Leverkusen për të mësuar rivalin e radhës. Europa League mbetet një objektiv i rëndësishëm për Juventusin, që përpos faktit se do i mundësonte mbylljen e sezonit me një trofe, është një mundësi e artë për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Chiesa ?? pic.twitter.com/xAHpjMD76c
— Nathan (@Nathan_Gr_) March 16, 2023
VLAHOVIC HAS FINALLY SCORED! ??pic.twitter.com/T1dncRQAeT
— Max Statman (@emaxstatman) March 16, 2023