Juventusin vazhdon ta përndjekë “mallkimi” në Champions League. Për të tretin sezon radhazi bardhezinjtë largohen që në fazën e 1/16-ve të këtij kompeticioni. E madje nga ekipe më inferior se vetë “zonja e vjetër”. Juventusi dhe Champions League gjithnjë e më shumë ngjasojnë si dy drejtëza paralele, që asnjëherë nuk takohen në një pikë të përbashkët.
Vijareali e ka eliminuar në mënyrë të bujshme “zonjën e vjetër“, duke fituar me rezultatin 0-3 në Torino. Bardhezinjtë kanë dominuar takimin, por një penallti e shkaktuar në minutën e 78. Rugani gabon në ndërhyrje dhe devijimi i lehtë i Sheznit nuk arrin ta shmangë dot golin e Morenos nga pika e bardhë e 11 metrave.
Ndërkohë në minutë ne 85 Pau Torres tregohet i saktë me kokë dhe dyfishon rezultatin. Mbrojtja e Juventusit shpërfytyrohet në vetëm pak minuta dhe nuk vonon shumë për të parë edhe golin e tretë për Vijarealin. Sistemi VAR ka thënë fjalën e tij në minutën e 92-të, ku nëndetësja e verdhë fiton një tjetër 11 metërsh, që këtë herë përkthehet në gol nga Danjuma. Juventusi eliminohet kështu nga Champions League pa arritur të prekë as çerekfinalet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
????? ?? ????????????
? Danjuma (P)
?? 91′
?? Juventus 0???3?? Villarreal ??#ChampionsLeague ?pic.twitter.com/qJE9vXqU7y— El Forastero (@ElForadeportivo) March 16, 2022