Juventus e ka humbur Superkupën e Cola-Cola ndaj Lacios, në finalen e mbyllur me rezultatin 1-3. Luis Alberto gjeti golin e parë, por Dibala do të barazonte në fundin e pjesës së parë. Ronaldo goditi në portë dhe Strakosha reagoi bukur, ndërsa Dibala i gjetur me portën e boshatisur nuk mund të gabonte. Për të mbërritur te realizimi i Senad Lulic që solli sërish avantazhin te kryeqytetasit. Por nuk mund të lihet pa përmendur perla e Catald-it në sekondat e fundit të lojës, falë goditjes së dënimit.
Ky kompeticion ka marrë këtë emërtim të ri pasi biznesi i sipërpërmendur ka blerë të drejtat e emrit të Supërkupës së Italisë.
Por bardhezinjtë janë “magnet” kur flitet për polemikat e VAR-it. Sa herë që luajnë bardhezinjtë, do të kemi edhe diskutime për arbitrat. Këtë herë është Calvarese që vendoset në gjykim për një karton të kuq të paakorduar ndaj Matuidi. Bëhet fjalë për minutën e 9 të takimit ku Matuidi godet menjëherë në këmbë Luis Alberton dhe si përfundim, nuk është akorduar as kartoni i verdhë. Megjithatë nëse do të kishte një ndërhyrje të VAR-it në këtë rast, mund të kishim edhe një të kuq për lojtarin e Juventusit. /Sport Ekspres/
Esta es la entrada de Matuidi a Luis Alberto en la #Supercopa Italia que hemos contado en @Radioestadio. Calvarese no ha ido a verla al VAR.https://t.co/aNRaByaqiQ
— Mario Gago Huerta (@gago_mario) December 22, 2019