E bujshme nga Franca/ Le Mans dhe Sochaux bëjnë ofertë për Nuabuezen, interesohet edhe ekipi i Memushajt

Kirian Nuabueze ka shkëlqyer këtë sezon te skuadra e Laçit dhe ka arritur të tundë rrjetën më shumë se çdo futbollist tjetër në Superiore. Kjo ka bërë që sulmuesi të tërheqë interesin e ekipeve të tjera, madje edhe jashtë Shqipërie.

Media “Get French Football News” bën të ditur se në tryezën e kurbinasve kanë mbërritur dy oferta, një nga ekipi i Le Mans, ndërsa tjetra nga Sochaux. Të dyja këto klube që aktualisht luajnë në Ligue 2 në Francë.  Gjithashtu mësohet se një propozim vjen edhe prej Pescarës, por sipas medias franceze, Nuabueze po mendon transferimin drejt Turqisë. Madje, sulmuesi nigerian mësohet se mund të takojë drejtuesit e skuadrës së Altay Sporit në ditët në vijim./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online