Një befasi e madhe vjen nga Turqia, atje ku Mançester Junajtid është duke humbur nga ai ndryshe njihet si klubi i Erdoganit, Bashaksehiri. “Djajtë e kuq” harrojnë të mbrohen dhe dalin të gjithë në gjysmë-fushën kundërshtare, duke lënë kështu një “autostradë” të tërë në dispozicion të Demba Ba.
Ky i fundit nuk fal dhe kalon në avantazh Bashaksehirin. Por për të mos mjaftuar me kaq, kampionët e Turqisë shokojnë sërish Junajtidin me një gol nga Viska në minutën e 40 të takmit. Martial kundërpërgjigjet 3 minuta më pas, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 2-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/ErolFerguson/status/1324058765587525640
https://twitter.com/Ridadinho94/status/1324058496569147400