“Ramë në vetëkënaqësi, mundëm 3 herë Tiranën vjet”, Martini: E thonë edhe specialistët, jemi për titull

0

Java e parë e Superiores është mbyllu me dy sfidat e mbrëmjes, Teuta-Skënderbeu dhe Vllaznia-Apolonia. Skuadra e Martinit barazoi në shifrat 1-1 kundër skuadrës juglindore, ndërsa ndeshja u vendos nga një gabim i portierit Frashëri. Ndërkohë në Shkodër Vllaznia e ka nisur me këmbë të mbarë, duke mposhtur 2-0 Apoloninë e sapongjitur në elitë. Më poshtë mund të ndiqni prononcimet e protagonistëve për “Supersport“.

Martini (Teuta): “Humbëm shumë raste. Ishim më nervozë në pjesën e dytë. Gjithsesi, mendoj se këto ndeshje janë për të marrë pike. Kam besim se në ndeshjet e ardhshme do të përmirësohemi. Kemi humbur 4 raste shënimi në pjesën e parë, po të jepej penalltia, shkonim 2-0. Nuk dua të justifikohem, por të shikojmë të rregullojmë gjërat për të ardhmen. Më duket se ishim të sigurtë që do fitonim. Ramë në vetëkënaqësi. Kur nuk shënon, e pëson. Pas pësimit të golit, u bëmë nervozë, na bëri të mos jemi aty ku duhet. Pjesa e fundit e lojës, e kishim nënvlerësuar pak, qarkullonim vazhdimisht topin.

E keni thënë që jemi për titull, e kanë thënë dhe specialistët. Tiranën e kemi mundur tri herë vjet. Fjala kampion nuk është ndonjë gjë e madhe për ta. Lojtarët janë me eksperiencë. Ndërhyrja ndaj Bregut? Çfarë të them?! Janë gabime që bëjnë arbitrat. Nuk dua ta justifikoj ekipin tim”.

Ahmataj (Skënderbeu): “Ishim të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes. Teuta është skuadër me pretendime dhe me stabilitet. Shumica e lojtarëve te skuadra jonë, e kishin për herë të parë që luanin në Superiore. E prisnim një pjesë të parë jo shumë të mirë. Në pjesën e dytë edhe mund ta kishim fituar ndeshjen.

Zëvendësimet ishin në linjën e parë, për të freskuar sulmin. Skuadra e vuajti stresin psikologjik që ka Superiorja. Kjo do të vijë gradualisht duke u përmirësuar, duke kërkuar më shumë nga vetja dhe skuadra. Në miqësore i kemi shënuar të gjitha skuadrave, edhe sot shënuam. Mensah u shfaq i lodhur para portës. Kemi shpresë për ta çuar skuadrën më lartë se sa shihet”.

Kolela (Apolonia): “E prisja deri diku humbjen, por në këtë mënyrë jo. Kemi ekip të ri dhe e paguam prej emocioneve. Emocionet e penguan skuadrën, nuk bëmë asnjë gjuajtje të fortë, megjithëse u përpoqëm ta spostonim kundërshtarin. Duhet të punojmë dhe të shikojmë për ndeshjen e ardhshme. Dua ta heqim këtë ngarkesë emocionale. Është java e parë, rezultatet kanë qenë suprizuese. Të shohim përpara, të heqim paragjykimet e moshës së re. Kampionat është i një niveli të mirë. Vllaznia e tregoi sot. Nuk është ndër skuadrat pretendente, por ka nivel të kënaqshëm dhe kampionati shqiptar ka rritje”.

Brdariç (Vllaznia): “Jam i kënaqur me këtë paraqitje. Kemi bërë një pjesë të parë agresive. Në pushim u thashë thënë lojtarëve që të jenë të duruar dhe të presin momentin e tyre. Nuk mund të luajnë gjatë gjithë kohës në presion. Jam shumë i lumtur për rezultatin. Çdo ndeshje është një kapitull i ri. Ne duam të kemi një mënyrë tonën të lojës. Duam të jemi shumë kompaktë. Mund të luajmë me tre mbrojtës, mund të luajmë me katër.

Objektivi kryesor është të ndërtojmë një skuadër. Lojtarët duam që të japin maksimumin. Duhet të kemi një ekip konkurrues, që të luajë futboll. A e njoh kampionatin? Kam marrë informocione. Jam trajner që kërkoj gjithmonë informacione, kudo ku punoj. Kam drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës. Më pëlqen promovimi që i bëhet Kategorisë Superiore”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.