VIDEO/ Joviç hyn nga stoli dhe për një minutë i jep fitoren Milanit, kuqezinjtë përmbysin Frozinonen

Milani ka mposhtur sot me shifrat 2-3 Frozinonen. Oliver Zhiru zhbllokoi rezultatin në minutën e 17 të ndëshjes, por 7 minuta më vonë Zule barazoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë të takimit ishte Frozinone që gjeti golin e para. Maxiteli tundi rrjetën në minutën e 65, por festa zgjati pak, pasi Gabia ktheu sërish baraspeshën.

Ndërkohë fitorja do të vinte në minutën e 81-të. Joviç hyri në fushë 1 minutë më parë dhe menjëherë arriti të përmbyste shifrat në 2-3. Sulmuesi serb i dha kështu tre pikët Milanit, që gjendet në vendin e tretë në renditje, me 5 pikë diferencë nga kreu i Serisë A./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online