Milani ka mposhtur sot me shifrat 2-3 Frozinonen. Oliver Zhiru zhbllokoi rezultatin në minutën e 17 të ndëshjes, por 7 minuta më vonë Zule barazoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë të takimit ishte Frozinone që gjeti golin e para. Maxiteli tundi rrjetën në minutën e 65, por festa zgjati pak, pasi Gabia ktheu sërish baraspeshën.
Ndërkohë fitorja do të vinte në minutën e 81-të. Joviç hyri në fushë 1 minutë më parë dhe menjëherë arriti të përmbyste shifrat në 2-3. Sulmuesi serb i dha kështu tre pikët Milanit, që gjendet në vendin e tretë në renditje, me 5 pikë diferencë nga kreu i Serisë A./Sport Ekspres/
??| GOAL: Jovic gives AC Milan the lead!!
Frosinone 2-3 AC Milan
— CentreGoals. (@centregoals) February 3, 2024