Besart Berisha u rikthye në shtëpinë e tij, Australi, pas asaj aventure zhgënjyese në Japoni. Menjëherë ka nisur të lërë gjurmë te Western United, duke arritur të shënojë në fitoren e fundit me rezultatin 2-3 ndaj Melbourne Victory.
Te ekipi i tij, sulmuesi shqiptar nisi të mbante edhe një fjalim motivues para ndeshjes së fundit. Duke vendosur në pah rëndësinë e ndeshjes për çdo futbollist, Berisha i ka dhënë edhe një shtysë më tepër shokëve të skuadrës për të luajtur sa më mirë.
“Djema, kjo është një ndeshje e rëndësishme. Jo për mua, por për ne djema. Kjo është një ndeshje që çdo lojtar do të donte që ta luante. Kjo është një ndeshje që çdo lojtar do të dëshironte që ta fitonte. Le të shkojmë”, ka thënë Berisha. /Sport Ekspres/