VIDEO/ Jo vetëm në kushte shtëpie, Telushi dhe Idrizaj janë një hap para të tjerëve

Futbollistët po e vuajnë shumë pjesën e izolimit, duke u përpjekur për të bërë çmos që të ruajnë formën fizike. Megjithatë në kushte shtëpie është një mission tejet i vështirë stërvitja e një sportisti, teksa ushtrimet që mund të bëjnë janë të limituara dhe mungojnë lëvizjet me topin. Por disa me sa duket e kanë gjetur zgjidhjen, duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë lejen një orëshe të vendosur në dispozicion nga qeveria.

Bruno Telushi dhe Hektor Idrizaj janë dy lojtarët që kanë zgjedhur nëj tjetër mënyrë për t’u stërvitur. Në një ambient sportiv në vendlindjen e tyre në Vlorë së bashku me trajnerin Besi Shabani, stërvitja e dyshes së Partizanit kalon në një tjetër nivel, duke bërë që të jenë kështu një hap përpara të tjerëve. Në një prononcim për kamerat e “Top Channel”, mund të shihen edhe seancat trajnuese të dy futbollistëve të Superiores, normalisht duke respektuar edhe masat e vendosura nga shteti shqiptar për t’u mbrojtur nga pandemia Covid-19./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online