Italia u kryqëzua nga opinioni publik për shkak të ndërhyrjeve antisportive ndaj Anglisë. Veprimet e Chiellini dhe Jorghino mund të ndëshkoheshin lehtësisht me kartonin e kuq, nëse arbitri do të tregohej mjaft strikt. Megjithatë pavarësisht ankesave mjaft të shumta të tifozëve anglezë, në internet ka qarkulluar një video e Harry Kane, i cili simulon në një mënyrë mjaft të shëmtuar.
Pas një goditje kokë me kokë me mbrojtësin e Italisë, Harry Kane u shtri në tokë si mjaft i lënduar, por u “rikuperua” menjëherë sa pa që lojtarët e tij po krijonin një rast të pastër për gol. Ky aksion është identik me Immobilen i cili simuloi dhe u shtri në tokë si i dëmtuar ndaj Belgjikës, por e harroi “dhimbjen” dhe fillojë të vrapojë menjëherë pasi Italia shënoi gol./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Mind immobile was slated for feigning injury? #ita #eng what an amazing recovery from Harry Kane eh…. #Euro2020Final ? pic.twitter.com/2MoUgEjCTd
— Dougie G ??????? (@DougieGunner) July 11, 2021