VIDEO/ Jepini në çdo ndeshje ekipe nga kryeqyteti! Vllaznia fiton lehtë me Partizanin në Kupën e Shqipërisë, Kallaku mund i vetëm Kukësin

Vllaznia mobilizohet ndryshe dhe gjithmonë transformohet ndaj ekipeve të kryeqytetit. Kështu ka ndodhur edhe në ditën e sotme, atje ku shkodranët arritën që të fitonin me shifrat 3-1 ndaj Partizanit. Kaina dhe Coba do të gjenin dy golat e parë, ndërsa Matondo ngushtoi diferencat në fundin e së parës me një predhë të lëshuar nga distanca. Pjesa e dytë foli e gjitha vetëm për Vllazninë që krijoi pafundësisht raste.

Por Kaina do të shënonte golin e tretë në minutën e 51, si për të thënë se është më në formë se Bekim Balaj. Kjo ishte një fitore e lehtë përgjatë 90 minutave, por historia e kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë mbetet ende e hapur në ndeshjen e kthimit. Nga krahu tjetër ishte Teuta që arriti të mposhte Kukësin 2-0. Në të dy golat ishte Sherif Kallaku që arriti të shënonte. Fillimisht me anë të një penalltie të kthyer në gol në minutën e 58. Por në minutën e 70, mesfushori dhuroi një kryevepër nga distanca me goditje dënimit, duke na kujtuar realizimet e yjeve të futbollit botëror. /Sport Ekspres/

Vllaznia-Partizani 3-1 Kaina 11′, 51′, Coba 34’/ Matondo 44′

Teuta-Kukësi 2-0 Kallaku 58′, 70′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *