20 tifozë të Vllaznisë nuk ikën nga stadiumi edhe pas shiut të rrëmbyeshëm, lojtarët e Vllaznisë sfidojnë edhe “furtunën” për t’i duartrokitur

Një ndeshje që prodhoi shumë emocione ishte ajo e sotmja mes Vllaznisë dhe Partizanisë. Shkodranët arritën që të fitonin me shifrat 3-1 në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë falë dopietës së Kainës dhe realizimit të Cobës.

Por stadiumi nuk kishte tifozë edhe për shkak të motit të keq, me shiun që nuk pushoi për asnjë sekondë të vetme. 20 tifozë të Vllaznisë nga grupimi “Vllaznit” kanë sfiduar të gjitha kushtet e motit për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Në fund, kur ndeshja mbaroi, pavarësisht rënies së dendur të shiut, lojtarët e Vllaznisë shkuan pikësëpari për t’i përshëndetur ata tifozë dhe më pas hynë në dhomat e zhveshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online