VIDEO/ “Jam krenar që jam malësor”! Me këngë shqiptare, si e kalon izolimin Armando Broja me babain

Nga Klaudio Ndreca

Armando Broja është duke i kaluar këto pushime të detyruara në kohë karantine në shtëpi së bashku me familjen e tij. Me origjinë nga Malësia e Madhe, sulmuesi i Chelseat është padyshim lojtari ku të gjithë tifozët shqiptarë kanë kthyer sytë.

Asnjëherë më parë Shqipëria nuk e ka pasur një yll që të bëj diferencën nga të tjerët, ndërsa edhe debutimi me Frenk Lampard ndaj Evertonit ishte një shenjë për vazhdimësinë e Brojës. Në kohën më të mirë do të vinte edhe bllokimi i ndeshjeve për shkakun e Koronavirusit.

Ndërkohë Armando zgjedh që të luajë edhe pak basketboll në kohën e lirë. Ndërkohë që babai teksa kënaqej me diellin që kishte dalë dhe dëgjonte këngë shqiptare që kishin të bënin edhe me emigracionin e shqiptarëve jashtë, por edhe për origjinën. /Sport Ekspres/