Manchester City është afruar më shumë se kurrë me titullin kampion në Premier League. Kjo mund të quhet një çështje e mbyllur për “qytetarët” që kanë fituar me shifrat 0-2 kundër Totenham. Falë dopietës së Haland, ekipi i Guardiolës shkon me dy pikë më shumë se Arsenali.
Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i kampionatit, Man City do të përballet në shtëpi kundër Ëest Ham. E vetmja shpresë për Arsenalin ishte pikërisht kjo pengesë ndaj Totenham në transfertë, por Man City ia doli me sukses. Një reagim epik ishte në minutën e 87, kur Son kishte mundësinë për të shënuar golin e barazimit dhe rezultati ishte 0-1. Guardiola u shtri në tokë duke ndierë frikën e madhe për ikjen e titullit kampion në ndeshjen e parafundit. /Sport Ekspres/
That means then 4 titles in a row.. Pep Guardiola has turned the Premier League into his farmers’ league ?pic.twitter.com/333lgycRu0
— Jan ? (@FutbolJan10) May 14, 2024